Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në periferi të Sansepolcro, ndërsa u kap me 500 gramë kokainë.
Qëndrimi i dyshimtë i shqiptarit ka bërë që policia të ushtrojë kontroll dhe t’i gjejë sasinë e kokainës.
Sipas dyshimeve të para, 25-vjeçari ndoshta priste një blerës, ndërsa kokaina me siguri ishte e destinuar për klientët në luginën e Tiberinës.
Policia i gjeti në xhep shqiptarit edhe 100 euro, të ardhura të mundshme nga trafiku i drogës.