Përfundon në barazim 1-1 supersfida mes Interit dhe Napolit, takim ky i vlefshëm për Serie A.
Napoletanët kaluan në epërsi në të 23-tën. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi te Mc Tominay, i cili shtyu topin në rrjetë. Në minutën e 43-të, Calhanoglu me një goditi nga distanca i mahniti të gjithë, duke vendosur kështu ekuilibrat. Në të 74-tën, nga “ëngjëll”, mesfushori turk bëhet “djall”, pasi shpërdoron një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë.
Napoli kryeson kampionatin, ndërsa Interi është në vendin e katërt.