Barazim 1-1 mes Laçit dhe Elbasanit në Kurbin, në përballjen e javës së 13-të të Superiores.
Takimi u zhbllokua në minutën e katërt. Një goditje nga brenda zonës e Mjakit përfundoi pas shpinës së portierit, duke ndezur kështu festën vendase.
Në minutën e 17-të, skuadra nga Elbasani fiton penallti për shkak të një prekje me dorë. Gjithsesi, Dajsinani i mohoi golin Segues.
Me rezultatin 1-0 mbaroi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do të ishte edhe më i luftuar. Në minutën e 60-të, Segue vendosi ekuilibrat, duke rikthyer shpresën te mysafirët. Rezultati mbeti i njëjtë deri në fund, me të dy skuadrat që shtrëngojnë duart dhe fitojnë nga një pikë.
Me këtë rezultat, Laçi renditet në vendin e tetë me 12 pikë. Në krahun tjetër, Elbasani është në vendin e pestë me 17 pikë.
(J.S/)