“Do të kesh qenë në arrest kur Kushtetuesja mori vendimin”/ Beqaj përplaset me Vokshin te “Sterilizimi”: Një anëtar në këtë komision bleu Centralin në 2009. Dua të tregoj një foto…

Ish-ministri Ilir Beqaj, ende nuk ka dhënë një dëshmi dhe nuk ka nisur marrja në pyetje në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.

Beqaj kërkon një vendim në lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën me powerpoint.
Ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pas një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Beqaj: Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut

Alban Vokshi: SPAK jo ne

Beqaj: Jo jo ju më keni akuzuar. Sot u morët me jam apo jo më pak a më shumë i mençur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto.

Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve.

Vokshi: E ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do të flasësh për të drejtat e tua apo komisionit?

Beqaj: Neni 13 pika dy tregon mënyrën se si merret vendimi, nuk parashikohet askund që vendimin e merr kryetarja. Më jepni një vendim për kërkesën që të vijojmë.

Vokshi: Mbase ke qenë në arrest dhe nuk e di që Kushtetuesja i ka rrëzuar ato nene, ia ka lënë në tagër pakicës.


Arena e Lajmit

“Do të kesh qenë në arrest kur Kushtetuesja mori vendimin”/ Beqaj përplaset me Vokshin te “Sterilizimi”: Një anëtar në këtë komision bleu Centralin në 2009. Dua të tregoj një foto…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook