Presidenti Begaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë: Çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mbeten parësore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim deputetin shqiptar të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, zotin Shaip Kamberi.

Biseda u fokusua në sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti i Republikës siguroi z. Kamberi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare ndaj çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Çështjet e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës mbeten parësore për ne deri në zgjidhjen e tyre”, u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me deputetin Kamberi.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Hapja e afërme e Konsullatës së Përgjithshme në Bujanoc është një hap i rëndësishëm”, – vlerësoi Presidenti i Republikës.

“Nuk duhet që askush në shekullin XXI të dënohet për përdorim të simboleve kombëtare, për mbajtjen e flamurit.
Në takimet e mia me ndërkombëtarët kam theksuar domosdoshmërinë e ndalimit të pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës dhe njohjen e diplomave të të rinjve që mbyllin studimet në Shqipëri e Kosovë, si një e drejtë që garantohet edhe nga Procesi i Berlinit”, – theksoi Presidenti Bajram Begaj.

“Në fund, dua t’ju përgëzoj për të gjithë aktivitetin tuaj politik, për të gjithë avokaturën në Parlamentin e Serbisë për të mbrojtur çështjen, gjakun, dinjitetin shqiptar”, – vlerësoi Presidenti i Republikës.


Arena e Lajmit

Presidenti Begaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë: Çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mbeten parësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook