Policia e Korçës ka arrestuar një mësues 45-vjeçar me akuzën për ngacmim seksual të dy të miturave. Burime nga policia bëjnë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit.
Sipas informacioneve nga burime policore, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.
Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’iu drejtuar policisë së Korçës.
Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.