Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, firmosin vetëm deputetët e opozitës, thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi (Dokument)

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama.

Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto koncensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë”.

Në dokumentin e publikuar nga PD kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive që ka marrë një nga koncesionet, objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Sipas tyre, Vilma Nushi është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln eurove nga dividenti.

Sipas deputetëve të PD, refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi
Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

  • foto galeri
  • foto galeri


Arena e Lajmit

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, firmosin vetëm deputetët e opozitës, thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi (Dokument)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook