Kualifikuese 2025/ Katër gola në “Fadil Vokrri”, mposhtet Kosova U19

Kosova ka pësuar humbje nga Austria, me rezultat 4:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 10 për kualifikimet e Evropianin 2025.

Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe krijoi një rast të mirë në minutën e 8-të, kur Eliot Bujupi depërtoi nga e majta dhe shërbeu në qendër të zonës Edion Gashin, por gjuajtjen e këtij të fundit e priti Hamzic. Menjëherë në aksionin pasues, austriakët zhbllokuan shifrat, kur Phillip Verhounig shënoi me gjuajtje të fortë nga brendësia e zonës pas asistimit të Zhivkoviqit.

Dardanët krijuan rast të shkëlqyeshëm në minutën e 32-të, kur Elvir Gashijani doli i vetëm para portierit, por gjuajti pranë shtyllës. Deri në pushim rast të mirë lëshoi edhe Deli Ajdini, në minutën e 45-të. Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1.

Kosova në pjesën e dytë ishte insistuese për të kthyer rezultatin por austriakët shfrytëzuan hapësirat e krijuara. Mysafirët shtuan epërsinë në minutën e 65-të pas gabimit të portierit Qela, përmes Phillip Verhounig. Goli i dytë ndikoi në lojën e Dardanëve, të cilët nga dëshira për t’u kundërpërgjigjur bënë lëshime në repartin mbrojtës, gjë të cilën e ndëshkuan austriakët edhe me dy gola tjerë përmes Gërgiq (73’) dhe Adejenughure (80’).

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Spanjës pas tre ditësh, po ashtu në orën 15:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.


Arena e Lajmit

Kualifikuese 2025/ Katër gola në “Fadil Vokrri”, mposhtet Kosova U19

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook