“Na i sillni në komision”/ Tre shtetasit italianë refuzojnë dëshminë te “Sterilizimi”, policia i kthen përgjigje Vokshit: Janë jashtë territorit shqiptar

Po mbahet mbledhja e radhës e komisionit hetimor për “Sterilizimin” ku tre shtetasit italianë të thirrur për të dëshmuar kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Kryetarja Albana Vokshi ka njoftuar se pasi komisioni iu drejtua policisë për ndihmë në mënyrë që këta persona të silleshin për të dëshmuar, blutë kanë kthyer një përgjigje ku njoftohet se këta persona janë shtetas italianë jashtë territorit të Shqipërisë, dhe për pasojë nuk mund të veprohet.

Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision. Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, tha ajo.

()


Arena e Lajmit

“Na i sillni në komision”/ Tre shtetasit italianë refuzojnë dëshminë te “Sterilizimi”, policia i kthen përgjigje Vokshit: Janë jashtë territorit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook