Ndreca debat me Vokshin te “Sterilizimi”: Hetimi është bërë për përfundime të paracaktuara, jo për të zbardhur të vërtetën

Deputeti Plarent Ndreca ka kritikuar punën e Komisionit Hetimor, duke e cilësuar atë një instrument politik të drejtuar nga qëllime propagandistike dhe jo për të siguruar transparencë ndaj publikut. Ndreca theksoi se komisioni ka dalë në përfundime të paracaktuara, duke lënë mënjanë objektivin kryesor të procesit hetimor.

Plarent Ndreca: I gjithë komisioni hetimor është një agjendë politike. Në asnjë moment gjatë gjithë komisionit ju nuk jeni kujdesur të bëni transparencë, por vetëm propagandë. Ju keni dalë në konkluzione para se komisioni të mbarojë punën e tij.

Ndreca shtoi se nuk është aty për të mbrojtur askënd, duke i cilësuar akuzat me baza partiake si të papërshtatshme për këtë komision. “Nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd. Akuzat me baza partiake s’kanë vend në këtë komision,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për një qasje më të ndershme dhe të paanshme në trajtimin e çështjeve të hetimit.


Arena e Lajmit

Ndreca debat me Vokshin te “Sterilizimi”: Hetimi është bërë për përfundime të paracaktuara, jo për të zbardhur të vërtetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook