“Nuk ka mosbindje civile, është teatër”/ Mërtiri: Komisioni për Sterilizimin është nul, produkt i marrëveshjes Rama-Berisha

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi aktualitetin politik në vend.

Mërtiri tha se në vendin tonë nuk ka mosbindje civile. Ai u shpreh se Komisioni për Sterilizimin, që po merr në pyetje ish-ministrin Ilir Beqajn është nul, pasi nuk do të ketë produkt. Sipas Mërtirit, Komisioni për Sterilizimin është produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Berishës.

“Komisioni për Sterilizimin nuk ka çfarë të nxjerrë. Ky Komision është nul, pasi këtë çështje po e heton SPAK, që është institucion më serioz. Këta në atë Komision po pyesin Ilir Beqajn, që e ka arrestuar SPAK. E gjitha bëhet për zhurmë. Komisioni ishte produkt i marrëveshjes Berisha-Rama, e gjitha kjo është pjesë e spektaklit. Për mua, opozita nuk duhet të kishte dalë nga parlamenti. Opozita bën sikur zihet dhe të krijohet ideja sikur këtu po ndodh gjëma. Nuk ka mosbindje civile, është lojë, është teatër. Mosbindja civile nuk është e dhunshme dhe nuk e bën partia opozitare, por e bën populli. Që të bësh mosbindje civile, duhet që të kesh popullin me vete, duhet që njerëzit mos shkojnë në punë dhe qeveria të ulet në tryezë për marrëveshje. Kjo “mosbindja civile” i ka shërbyer Ramës. Qytetarët kanë halle të tjera e jo hallin e Sali Berishës. Kur opozita del në rrugë, ju krijon probleme me vonesa qytetarëve. PD duhet të kishte prodhuar figura të reja, program të ri. Kjo është qeveria më e keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, por populli nuk e mbështet opozitën, sepse oligarkët i kanë njësoj”, tha Mërtiri.

Më tej, Mërtiri deklaroi se SPAK është shpresa e vetme që ka sot Shqipëria. Sipas Mërtirit, edhe PD e sotme nuk frymëzon, pasi nuk ka fytyra të reja dhe program të ri.

“Nuk besoj se PD do të ketë sukses me emigrantët, duke mos pasur votën e tyre. Këtu nuk vidhet çdo votë, por vidhet aq sa për të fituar, kur rezultati është i ngushtë. Rama prsh mund të vjedhë 10 përqind të votave, por jo gjitha votat. Jam dakord me shumë kritika që bën opozita për Ramën. Por, opozita nuk krijon dot ‘valë të madhe përmbytëse’. Opozita duhet të reformohet që të ketë sukses. Opozita po mban militantët rreth vetes. Zgjedhjet do të tregojnë një lloj drame, ku qytetarët nuk do dinë ku ta çojnë votën. Sistemi nuk lejon që të lindë diçka e re. Një pjesë e votës së opozitës do thyhet. Sali Berisha po copëton opozitën, por edhe po demoralizon qytetarët opozitarë të votojnë. Në këtë mënyrë, Rama do marrë vota. E vetmja e mirë e këtij vendi është SPAK. Unë mendoj që steka e SPAK mund të shkojë deri tek Rama”, deklaroi Mërtiri.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Nuk ka mosbindje civile, është teatër”/ Mërtiri: Komisioni për Sterilizimin është nul, produkt i marrëveshjes Rama-Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook