Policia e Tiranës ka bërë reagimin e parë pas atentatit që u regjistrua në rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit Histori-Filologji, në kryeqytet.
Nga të shtënat rreth orës 23:00 mbeti i plagosur 52-vjeçari Eduart Reçi, me origjinë nga Dibra. Policia sqaron se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.