Vrasja e 14-vjeçarit, akademiku Fuga: Deri tani kam parë reagim në rrjete, jo në jetën reale

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, nxënësit të shkollës Fan Noli, nga një bashkëmoshatar i tij, ndaj të cilit është vendosur edhe masa e arrestit me burg, është trajtuar në emisionin “Open” në News24.

Akademiku Artan Fuga tha se është një ngjarje shumë tragjike dhe e dhimbshme. “Nuk shikoj një reagim qytetar të vërtetë në jetën reale, më shumë ka reagime në rrjetet sociale, çka do të thotë se kanë rënë në atë kurthin e virtualitetit. Adoleshenca shqiptare ka shumë, shumë, shumë probleme”, tha Fuga.

Ai tha se psikologët e njohin atë sjelljen e adoleshentit për tu hequr si një qënie e jashtëzakonshme, shto edhe elementë të tjerë si shoqëria e spektaklit, ku loja merr emocione negative të tjera.

Fuga tha se sigurisht shkollat ka problemet e veta, ka humbur dimensionin edukativ në shumë raste.

“Edhe elementi informativ është shumë i dobët për shkak të teksteve shumë të dobëta. Kemi lëndët shoqërore shumë të vjetra, arkaike, jashtë kontekstit shqiptar. Nëse është fjala për dhunë verbale, janë shumë më tepër dhe shumë më të zhvilluar e kanë të rriturit se adoleshentët. Prindërit duhet të marrin nën kontroll shkollën, shkolla është pjesë e qytetit. Nuk bëhet as me oficerë sigurie as me kamera, pasi dhuna mund të nisë në bankat e shkollës, por bëhet në rrugë”, tha Fuga.


Arena e Lajmit

Vrasja e 14-vjeçarit, akademiku Fuga: Deri tani kam parë reagim në rrjete, jo në jetën reale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook