Analisti Redi Shehu në emisionin “Open” në News24 duke folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë, tha se kjo nuk është çështjes policie.
“Kemi një dekadë që përballemi me ngjarje më të rënda se kjo. Jemi kthyer në njerëz të drunjtë, ndërkohë që na ndjekin problemet. Ne nuk i kemi rënë problemit në shenjë.
Fatale do të ishte të mos akomodohemi në kulturën e pranimit të krimit. Çështja e dhunës, e therjes së adoleshentëve është një problem global. Në SHBA janë 120 mijë adoleshentë në vit, ky është një problem global.
Pse ka dështuar? Sepse kemi një realitet krejt ndryshe, po jetojmë në rendin e ri universal dixhital, që nuk lejon diversitetet kulturore. Jemi kthyer në diktaturën dixhitale”, tha Shehu.
Ai tha se duhen gjetur zgjidhjet bazuar në këtë realitetin tonë. “Njeriu ekzsiton midis dy dimensioneve: sociale dhe shpirtërore. Nuk është çështja të kontrollosh thikat, çështja është ta bindësh të mos marrë thikën me vete”, tha Shehu.