Maliq, përfshihet nga flakët banesa në fshatin Sovjan

Një zjarr ka shpërthyer në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, në fshatin Sovjan, në Maliq. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, D. R. nuk ndodhej në shtëpi.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Grupi hetimor është gjithashtu në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook