Sotiraq Hroni: Duhet ndryshuar kultura e punës së institucioneve ligjzbatuese, policia të jetë sa më pranë qytetarëve

Sotiraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar ngjarjet e rënda në fushën e rendit dhe sigurisë, ku viktimë mbeti edhe një nxënës i shkollës “Fan Noli” tha se duhet ndryshuar kultura e punës së institucioneve të zbatimit të ligjit. Hroni tha se çështja ka të bëjë me një investim në mënyrën e funksionimit të institucioneve, duhen krijuar raporte komunikimi me qytetarët.

“Policia duhet të jetë sa më pranë qytetarëve”, tha Hroni.

Ai tha se me institutin që drejton kanë punuar në Qarkun e Elbasanit, atje ku drejtor policie ishte Ilir Proda, i cili prej pak javësh është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Proda kur ishte drejtor i Elbasanit, gjatë takimit që kemi pasur atje me prokurorin, kryetarin e bashkisë, me një grup qytetarësh, tha se: kjo  është ajo që unë kam menduar që të jem polic”, u shpreh Hroni, duke sugjeruar që institucionet ligjezbatuese në vend duhet të ecin në këtë drejtim, të krijojnë një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe komunitetet.

Hroni theksoi se Proda, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka një sërë sfidash, ku së pari duhet një përgjegjshmëri e institucionit ndaj qytetarëve.

“Duhet një hapje e policisë në nivel vendor, duhet të komunikojnë me qytetarët për çdo problematikë që kanë komunitetet vendore.

Pavarësia e policisë nga politika, nuk mund të kemi një polici profesionale, nëse ajo kontrollohet qoftë edhe në aspektin e emërimeve nga politika”, tha Hroni.

Ai foli për zgjidhje afatgjata, ndërsa theksoi se politika kërkon zgjidhje të shpejta nga Policia.

“Policia ka profesionistë, që duhet të lihen të punojnë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të miratohet me check & balance, pasi është një mekanizëm që mund të zbusë sa më shumë kontrollin. Kemi rastin e emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve”, tha Hroni.


Arena e Lajmit

Sotiraq Hroni: Duhet ndryshuar kultura e punës së institucioneve ligjzbatuese, policia të jetë sa më pranë qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook