Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në një postim të postuar në rrjetin social Facebook, Ambasada ka zgjedhur të urojë me vargjet e Naim Frashërit.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, shkruan Ambasada.