“I rënë nga qielli” nën magjinë e Tom Kukës/ Enkel Demi në studion e “Log.”: Skenat janë bazuar në ngjarje të vërteta të vitit ’97

Shkrimtari Enkel Demi ka ndarë me publikun detaje rreth veprës së tij të fundit, romanit “I rënë nga qielli”, të publikuar nën pseudonimin Tom Kuka.

Në një intervistë për emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo, Demi theksoi se një pjesë e madhe e historive të përfshira në këtë libër janë bazuar në ngjarje të vërteta nga viti 1997 në Shqipëri, periudhë e njohur për trazirat dhe pasigurinë që e përfshinë vendin.

Demi, i cili fitoi çmimin “Shkrimtari më i Mirë i Vitit” në Panairin e Librit, ka shpjeguar se për momentin fokusi është prezantimi i veprës së tij në Shqipëri dhe në vendet ku flitet gjuha shqipe

Ai ka përmendur se disa nga skenat e romanit janë të bazuara në ngjarje të vërteta të raportuara nga gazetarë të njohur si Ferdinand Dervishi, Sokol Olldashi dhe Mero Baze mes të tjerësh, që kanë dokumentuar pasojat e vitit 1997 dhe ngjarjet e lidhura me të.


Arena e Lajmit

“I rënë nga qielli” nën magjinë e Tom Kukës/ Enkel Demi në studion e “Log.”: Skenat janë bazuar në ngjarje të vërteta të vitit ’97

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook