Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me rezolutën më të fundit të Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, ku ndër të tjera vihet theksin te korrupsioni endemik në çdo institucion të shtetit shqiptar.
Sula shkruan se Partitë Popullore Evropiane konstatojnë se institucionet në shqipëri nuk kanë besueshmërinë e mjaftueshme për të organizuar zgjedhje të lira e të barabarta.
“Një javë më parë 109 parti të qendës së djathtë miratuan një tjetër rezolutë me përmbajtje të ngjashme.
Këto dy dokumente e vendosin vërtet gishtin në plagë. Se demokracia në Shqipëri është një rrezik të madh. Propaganda e qeverisë në vendet e BE me paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk e mbulon dot malin e problemeve në Shqipëri, ndaj edhe reagimi ka marrë përmasa të mëdha.
Zgjidha është e thjeshtë dhe mjafton vetëm vullneti politik”, shprehet Sula.
Postimi nga Dashnor Sula
STOP Korrupsionit dhe përndjekies politike të opozitës.
📌Për herë të dytë brenda pak ditësh, partitë e qendrës së djathtë kanë ngritur alarmin për gjendjen e Shqipërisë.
📌Partitë Popullore Evropiane (EPP), grupimi politik që ka numrin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Evropian kanë miratuar në unanimitet të plotë rezolutën në të cilën ngrihet si shqetësim korrupsioni endemik në çdo institucion.
🗝️Izolimi i liderit të opozitës dhe anëtarëve të opozitës në prag të fushatës me motivacion politik.
Rezoluta gjen si fenomen mjaft shqetësues gjithashtu edhe lidhjet e krimit të organizuar me elitën e politikanëve të mazhorancës.
Partitë Popullore Evropiane konstatojnë se institucionet në shqipëri nuk kanë besueshmërinë e mjaftueshme për të organizuar zgjedhje të lira e të barabarta.
Një javë më parë 109 parti të qendës së djathtë miratuan një tjetër rezolutë me përmbajtje të ngjashme.
Këto dy dokumente e vendosin vërtet gishtin në plagë. Se demokracia në Shqipëri është një rrezik të madh. Propaganda e qeverisë në vendet e BE me paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk e mbulon dot malin e problemeve në Shqipëri, ndaj edhe reagimi ka marrë përmasa të mëdha.
Zgjidha është e thjeshtë dhe mjafton vetëm vullneti politik.
🔴STOP përndjekies politike së liderit të opozitës dhe anëtareve të saj në prag zgjedhjesh.
Drejtësia të bëj punën e sajë por jo duke u orientuar nga axhenda politike e partisë në pushtet.
Ti hapet drita jeshile e krijimit të një qeverie teknike me detyrë të përcaktuar organizimin e zgjedhjeve me kushte të barabarta loje.
Le të vendosin shqiptarët se kë duan ti qeverisë në 4 vitet e ardhëshme.