Vrasja e 14-vjeçarit, autori del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani do të dalë sot përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për 14-vjeçarin M.P. pritet të nisë në orën 09:30.

Vrasja e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle.

Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit. Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për se policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook