Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Mediu: Propozuam datën 4 prill

Kreu republikan Fatmir Mediu në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për zgjedhjet parlamentare të 2025, tha se shpallja e datës ëhstë kompetencë e Presidentit të Republikës.

Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.

Kreu republikan tha se ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në 4 prill, për faktin se në maj ka disa aktivitete dhe mos të kishte një përdorim nga ana e qeverisë në funksion të zgjedhjeve.

“Paraprakisht ka pasur një propozim nga ana e socialistëve që zgjedhjet të mbahen në 11 maj, por në datën 9 maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga Qeveria. Nëse Presidenti nuk informohet dhe anashkalohet, ky është një tjetër problem i madh”, tha Mediu.

Sipas tij, Presidenti i Republikës duhet të ketë rolin e tij në një vend  si Shqipëria.


Arena e Lajmit

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Mediu: Propozuam datën 4 prill

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook