“Lufta në Maqedoninë e Veriut u bë për përdorimin e gjuhës”, Gjinushi: Shqipja atje s’gëzon të drejtat që meriton. Nëse na kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, ne kemi…

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi, në intervistën e dhënë për gazetaren e News 24 Fatmira Nikolla, tha se lufta në Maqedoninë e Veriut u bë për përdorimin e gjuhës shqipe.

Gjinushi u shpreh se shqipja në RMV është gjuhë zyrtare, sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut. Kreu i Akademisë së Shkencave të vendit tonë deklaroi se nëse kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë Tirana ka çfarë të ndihmojë.

Gjinushi: Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut -bëhet lufta për përdorimin e gjuhës, atje ende nuk gëzojnë të drejta të plota brenda standardeve që ata jetojnë. Me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut shqipja është gjuhë zyrtare.

Në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutë,  shqipja është gjuhë zyrtare. Nëse na kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë ne kemi me çfarë të ndihmojmë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Lufta në Maqedoninë e Veriut u bë për përdorimin e gjuhës”, Gjinushi: Shqipja atje s’gëzon të drejtat që meriton. Nëse na kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, ne kemi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook