Stuhia dëmtoi Spitalin e Pukës, ALBSIG mbulon totalisht shpenzimin për riparimin e çatisë

Pak ditë pasi çatia e spitalit të Pukës u shkatërrua si pasojë e motit të keq, një skuadër punëtorësh nga Tirana ka nisur punën për mbulimin e objektit spitalor.

Spitali i Pukës ishte i siguruar nga Shoqeria Albsig, e cila menjëherë ka aktivizuar protokollin e saj për raste te tilla urgjence dhe ka mbuluar totalisht shpenzimet e kryerjes se punimeve për ta rikthyer çatinë dhe çdo dëmtim si pasoje e stuhisë. Punimet kane avancuar edhe pse moti ka qenë i vështirë dhe gjendja po kthehet ne normalitet.

Kjo është provë e mëtejshme e garancisë qe ofron Albsig, pjesë e Kastrati Group për të siguruarit e saj, jo vetëm ne përmbushjen e detyrimeve por ndërhyrjen dhe zgjidhjen në kohë rekord. Spitali pritet t’i kthehet normalitetit javën e ardhshme.

Shërbimi spitalor i Pukës doli jashtë funksionit të mërkurën e shkuar pasi erërat e forta që përfshinë zonën shkatërruan çatinë e objektit, duke bërë që disa pavione të mos kryejnë asnjë funksion.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Stuhia dëmtoi Spitalin e Pukës, ALBSIG mbulon totalisht shpenzimin për riparimin e çatisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook