VIDEO/ Bushati intervistë me shkrimtarin Gazment Kapllani në “Public Square”: Duhet shumë guxim për të jetuar në Shqipëri! Si shihet emigracioni në Perëndim

Ditmir Bushati në Podcastin e tij Public Square zhvilloi një bisedë me shkrimtarin dhe intelektualin publik Gazmend Kapllani. Bushati dhe Kapllani diskutuan së bashku për sfidat e shqiptarëve në raport me emigracionin, kufinjtë e dikurshëm dhe të sotshëm, raportin e letërsisë me historinë, gjeneratën e re dhe raportin e saj me leximin, dijen dhe teknologjinë.

Kapllani, autori i një shkrimi në të cilin nënvizon se “duhet guxim për të jetuar në Shqipëri” thotë se një nga problemet tona më të mëdha është fakti se “ende nuk kemi arritur të ndërtojmë një shtet funksional, ku shteti tu shërbejë qytetarëve”. Sipas tij, problemi ynë nuk është vetëm teknologjik, por është sistemi i vlerave, raporti që ne ndërtojmë me ata njerëz që kanë përcjellë dije dhe vlera për kombin. “Kush përparon më shumë në shoqërinë tonë, ata që kulturohen dhe lexojnë apo ata që nuk lexojnë dhe s’kanë nevojë për dije, apo ata që marrin një diplomë false”. Po ti japim përgjigje kësaj farse, vijon ai, do të mund të përballemi dhe me sfida të mëdha sepse ne jemi vend i vogël dhe trazirat në oqeanin global mund të kthehen në cunami për ne.

Raporti mes dijes me teknologjinë është një tjetër cështje për të cilën diskutuan Bushati dhe Kapllani. Sipas tyre, teknologjia luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përparimin njerëzor. “Tani jemi në pragun e një tranzicioni shumë të madh teknologjik për të cilin nuk e dime ende se cilat do të jenë pasojat në fushën e dijes apo të ekonomisë. Edhe proceset e ndryshme politike që shohim, kontradiktat, populizmi, autoritarizmi vjen dhe nga ankthi që është krijuar si rezultat i ndryshimee të thella që mund të sjellë ky revolucion teknologjik”.

Duke u ndalur tek sfida e emigracionit e cila ka prekur së tepërmi shoqërinë tonë dhe është kthyer në një debat të gjerë Kapllani ndalet tek mënyra sesi e përjeton këtë fenomen perëndimi dhe lindja. Sipas tij, lindorët e përceptojnë emigracionin si një kërcënim egzistencial për vendin, ndërsa në perëndim ai shihet si një kërcënim.

Kapllani drejton katedrën e studimeve shqiptare në Universitetin DePaul të Chicagos dhe në këtë podcast ka diskutuar mbi eksperiencën e tij me “gjeneraten Z”, për të cilën ai thotë se ndonëse ka ndryshuar burimi i informacionit, interesi për disa tema mbetet ende i njëjtë dhe disa gjëra mbeten konstante.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

VIDEO/ Bushati intervistë me shkrimtarin Gazment Kapllani në “Public Square”: Duhet shumë guxim për të jetuar në Shqipëri! Si shihet emigracioni në Perëndim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook