Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës.
Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e sallës, ku pritet që të mbahet takimi.
“Gati shqipe, ready to go”, shkruan Rama.
Takimi i kryeministrit Rama me qytetarët shqiptarë në Londër do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.
(Arena e Lajmit)