Debati në “Open”/ Doda: Ka eksponentë të partive të reja që janë të korruptuar! Shabani: Shehaj është fraksion i PD

Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, pati një debat me kreun e “Nisma Thurrje”, sa i takon drejtimit të koaliconit nga Adriatik Lapak, me këtë të fundit që ka denoncuar Agron Shehajn.

Pjesë nga debati

DODA: “Ne nuk ngjajmë me tjerët, ne jemi në luftë me të vjetrën, por edhe më të renë kur sillen më keq se ata. Ne nuk bëjmë pazare dhe kjo është ajo që na ndan. Disa eksponentë të partive të reja kanë qenë të korruptuar.

Ju Endri Shabani nuk jeni kryetar i koalicionit, është Adriatik Lapaj. Agron Shehaj do të përballet më këdo që është pjesë e një sistemi korruptiv. Në dokumenta përmendet jo vetëm Lapaj, por edhe vjehrri i tij. Nëse vazhdojmë me metodat e vjetra nuk do sjellim asnjë lloj ndryshimi” – u shpreh Doda.

SHABANI: “Ajo që bën Shehaj është politikë e vjetër që fokusohet te vota duke sulmuar tjetrin. Unë nuk kam ardhur këtu për Lapajn, unë drejtoj partinë time. Po të hyjmë të sulmojnë Agron Shehajn, gjenden sa të duash konflikte. Ai ka 8 vite deputet. Thelbi është se atë që bën Agron Shehaj e ka bërë Topalli, Topi, Patozi. Ky është një fraksion i PD. Thënë kjo unë sërish mendoj se ju jeni më mirë në parlament se Flamur Noka apo Taulant Balla. Do të doja të ishit ju në parlament para tyre. Ti thua më mirë Taulant Balla se Adriatik Lapaj në parlament” – tha Shabani.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook