Trajneri i Lazios, Marco Baroni, doli në konferencë para takimit kundër Bodo-Glint, takimi i parë çerekfinal i Europa League.
“Presioni është pjesë e punës sonë, sa më shumë të bësh diçka të rëndësishme, aq më shumë rritet tensioni. Jemi të fokusuar tek e nesërmja, do të përballemi me një skuadër të komplikuar që luan prej kohësh bashkë dhe ka cilësi teknike.
Ata kanë vënë ekipe të rëndësishme në vështirësi të mëdha, jo vetëm në këtë turne. Përqendrimi është vetëm drejt këtij objektivi, duam fitoren”.