Inter, Calhanoglu: Ndaj Bayernit triumf i merituar, kujdes ndeshjen e kthimit

Mesfushori i Interit, Calhanoglu u shpreh i lumtur për fitoren 1-2 ndaj Bayernit (Champion League), por theksoi se kualifikimi nuk është vendosur ende.

“Triumfi? Ne e dinim që Bayerni është një ekip shumë i fortë, me shumë cilësi, por erdhëm këtu në Mynih me kokën lart, pa u dorëzuar. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë u ulëm tempin, por në fund e rëndësishme ishte të fitonim”.

“Ndeshja e kthimit? “Do të jetë shumë nxehtë, me tifozët tanë që na mbështesin. Mezi presim të luajmë takimin e dytë, sepse duam të ecim përpara në këtë kompeticion”.

“Motivimi? Ka shumë sakrifica, sidomos në planin mendor, por gjithçka e përballojmë bashkë. Jemi mirë si grup dhe kalimi i shumë kohë me njëri-tjetrin na ndihmon tej mase”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook