“Lista e barnave do jetë identike me Italinë”, Berisha: S’do të ketë më rroga të ulëta, sipërmarrësit do të kompensohen për çdo qindarkë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD në qytetin e Lushnjes, ku theksoi se partia e tij vjen me programin më të mirë që shqiptarët nuk e kanë njohur kurrë më parë.

Ai e quajti këtë program “Shqipëria Madhështore,” duke nënvizuar se ai fillon nga zemra dhe dhembshuria për njeriun.

Berisha përshkroi situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, duke thënë se qindra e mijëra qytetarë po derdhin lot për shkak të mjerimit. “Dhjetëra në mos qindra familje nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre sepse paratë e tyre vidhen,” u shpreh ai, duke shtuar se shumë të rinj po detyrohen të largohen nga vendi.

Ai theksoi angazhimin e PD për të ndihmuar qytetarët, duke premtuar që në tre muajt e parë çdo shqiptar që fiton nën 200 euro do të marrë 200 euro ndihmë. Berisha përmendi gjithashtu mbështetje për pensionistët, të papunët, studentët me bursë dhe të gjithë ata që përballen me vështirësi ekonomike.

“Do t’i japim fund mjerimit dhe numërimit të kafshatës. Do t’u japim kartën e konsumatorit, ku ushqimet do të blihen 20% më lirë se ata me rroga të mesme dhe të larta,” tha Berisha. Ai premtoi rimbursimin e 100% të ilaçeve dhe analiza shëndetësore falas për pensionistët dy herë në vit, duke siguruar se lista e barnave do të jetë identike me atë të Italisë.

“Rrogë minimale nën 500 euro nuk do të ketë më,” shtoi ai, duke garantuar sipërmarrësit se do të kompensohet me ulje taksash për rritjen e rrogave të punonjësve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook