“Me projektin e Shqipërisë Madhështore do të shqepen të gjithë”, Petro Koçi: Premtimet e opozitës si ato të Sudes në vitet ‘90

Petro Koçi u la jashtë listave të kandidatëve të PS, si në lista të mbyllura, ashtu edhe në ato të hapura. Por ish-deputeti socialist ka vazhduar mbështjetjen për PS, duke folur për programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke e quajtur si Sudja e viteve 90’

“Përshëndetje miq! Sot dua t’u flas për projektin e Berishës që ka emrin Shqipëria Madhështore. Çfarë do të thotë? Është një projekt me anë të cilit shqepen që të gjithë, shqepen me pensionet, me rroga, me shpërblime, me ulje taksash dhe me lloj-lloj përfitimesh magjike, që të duket sikur tashmë me Berishën do të hahet me lugë floriri. Pra, do të shqepen që të gjithë duke ngrënë me lugë të florinjtë.

Kjo të kujton funksionalitetin e firmave piramidale të Sudes. Sudja ishte e viteve 90’, tashmë kemi Berishën si një Sude të vitit 2025 dhe dihet se ku përfundoi ai lloj projekti, shkatëroi ekonominë, shkatërroi shtetin, shkatërroi shoqërinë dhe finalja e këtij shkatërrimi ishte viti 97’.

Nga ana tjetër, dua ta paralelizoj këtë histori politike të Namik Dokles, tashmë një shkrimtar i shquar, i cili në librin e tij ‘Vajzat e Mjegullës’, tregon për një familje që në kohën e krizës së drithit, dërgon një nga anëtarët e vet te mullixhiu te një fshat i largët për të marrë jo drithë, por tagji, sepse nuk kishte drithë. Dhe mullixhiu në përcjellje e sipër të këtij personi, i thotë: tashmë që do të hani tagji, do të hingëllini të gjithë.

Pra, me Sali Berishën do të hingëllijnë të gjithë. Ky është projekti i Shqipërisë Madhështore që premton Sali Berisha” – u shpreh Petro Koçi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook