Në fjalën e mbajtur në takimin me skuadrën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, Berisha nuk ka lënë pa përmendur rivalin e tij politik, Edi Ramën i cili e quan buf.
“Ai është meme e gjallë, më ka quajtur mua Buf, por ai nuk e di se më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme. Ju premtoj se do përdor gjithë mencurinë time për ta përzënë më 11 maj”, tha Berisha, teksa se ndaj fermerëve të Lushnjës e gjithë Shqipërisë do të ketë mbështetje për prodhimet e tyre.
“2 mijë tonë patate ju prishën fermerit në Pogradec për shkak të “Ballkanit të Hapur”, unë ju them se këtë projekt do e hedhim në kosh”, tha Berisha duke shtuar se pas 11 majit do të ketë produkte “Made in Lushnja” dhe “Made in Albania”.
()