“Paketa e Dhembshurisë do të aktivizohet 100 ditët e para që qeverisjes”, Këlliçi me banorët e Selitës: PD do të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka ndarë një postim në Facebook pas një takimi me demokratët dhe qytetarët në Degën 5, në Selitë.

Ai theksoi se problematikat në këtë zonë janë serioze, duke përmendur mungesat në infrastrukturë, shërbimet bazë dhe shëndetësinë.

Këlliçi njoftoi se Partia Demokratike do të ndërhyjë me vullnet dhe energji përmes Paketës së Dhembshurisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ai renditi disa nga masat e propozuara, të cilat përfshijnë:

-200 euro minimumi jetik

-500 euro paga minimale

-1200 euro paga mesatare

-Rritje 20% e pensioneve

-Ulje e çmimit të energjisë në 7 cent/kilovat

“E vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë është të punojmë së bashku,” theksoi Këlliçi, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë iniciativë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook