“Pensionistët në vend janë lënë në harresë”, Cara për shpopullimin: Do të vijë koha që Shqipëria nuk do të popullohet nga shqiptarët

Igli Cara kandidat në listën e mbyllur të PSD në qarkun e Durrës, ishte sot i ftuar në Programin e Drekës në News24.

“Tani kemi një intensifikim të fushatës e duhet të jemi pranë qytetarëve që t’i themi përse duhet të votojnë ASHM. Po i qasemi qytetarëve me një ofertë që do të sjellë ndryshimin e madh.

Në 12 vitet e fundit familjet shqiptare janë të varfra, sipas të gjitha raporteve të INSTAT. Fakti që sot kemi mbi 1 mln shqiptarë të larguar, tregon se nuk kanë gjetur atë që duan dhe janë larguar për një jetë më të mirë. Pikë kryesore e opozitës sipas meje është ajo që po ndodh me shpopullimin.

Më vonë do të kemi një Shqipëri që nuk do të popullohet më nga shqiptarët por nga të tjerët. Kjo është dramë.

Pensionistët në vend janë lënë në harresë. Nuk kemi menduar për një pjesë të madhe të popullatës”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook