Endri Shabani, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës nga koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, ka deklaruar se partitë e reja nuk duhet të zihen me njëra-tjetrën, pasi kjo i dëmton në zgjedhje, duke mos marrë votën.
Duke iu drejtuar kandidates për deputete të partisë “Mundësia”, Shabani tha se partitë e reja nuk marrin votat e njëri-tjetrit, por qytetarët i krahasojnë me të vjetrit.
Ai ka bërë thirrje që forcat e reja politike jo domosdoshmërisht mund të bashkohen, por ata s’duhet të mos zihen.
()