VIDEO/ Ilir Demaliaj godet me shkelm Kujtim Gjuzin në një nga ambientet e hoteleve në Tiranë. Demaliaj: Më ka sharë nga familja në facebook

Kujtim Gjuzi, një nga aleatët e PD në koalicionin “Shqipëria Madhështore” është përplasur fizikisht me analistin Ilir Demaliaj. Video që po bëhet virale në rrjet, tregon se si Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas.

Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj pas incidentit ku ka deklaruar se  “Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen”.

Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe e ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.

“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata.”-është shprehur Demaliaj.

 

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook