31 vite nga masakra e Peshkëpisë! Aktivistët në protestë: Kush është kryekrimineli? Kush fshihet pas Fredi Belerit?

Një grup aktivitetesh përkujtojnë masakrën e Peshkëpisë. Sot mbushen 31 vjet nga ngjarja e rëndë në postën kufitare, ku u vra kapiteni Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Për masakrën nuk ka pasur ndonjë dënim dhe aktivistët bëjnë thirrje për drejtësi.

“Kush është kryekrimineli? Kush fshihet pas Fredi Belerit? Kush e emëroi për kryetar bashkie?”, deklaroi një aktivist.

Fredi Beleri ka qenë shpesh në qendër të akuzave për masakrën e Peshkëpisë. Kjo masakër, ndodhi kur një grup i dyshuar kriminal grek sulmuan një postë kufitare shqiptare, duke vrarë kapitenin Fatmir Shehun dhe plagosur katër persona të tjerë.

(d.xh-Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook