A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Bajrami: Prokurorinë s’e kemi kundërshtar, as këshilltar, i kam kontaktuar për…

Një deklaratë e pazakontë nga Prokuroria e Posaçme ka ndezur debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor.

Gjatë një seance të hapur në Gjykatën Kushtetuese, prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, pranoi se institucioni ka ndjekur një praktikë të marrjes së lejes nga gazetarët përpara publikimit të materialeve që mund të përmbajnë elementë të sekretit hetimor.

Gazetari i kronikës Armand Bajrami, i ftuar në emisionin “Open” në News24, shpjegoi se marrëdhënia me SPAK nuk është as armiqësore, as këshilluese, por profesionale dhe e kujdesshme.

“Jo gjithçka që ne raportojmë mbi veprimet e SPAK e mësojmë nga SPAK. Nuk e kemi kundërshtar, por as këshilltar. Ne kërkojmë konfirmim për fakte ose qëndrim zyrtar. Jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e disa informacioneve që mund të dëmtojnë hetimet,” tha Bajrami.

“Jo gjithçka që ne raportojmë mbi veprimet e SPAK e mësojmë nga SPAK drejtpërdrejtë. Unë dhe kolegët e mi nuk e kemi SPAK kundërshtar, por as këshilltar. Unë kontaktoj me SPAK për të marrë një qëndrim zyrtar prej tyre ose për të konfirmuar një fakt të caktuar, por jam i ndërgjegjshëm si edhe kolegë të tjerë për informacionet që mund të jenë sensitive dhe që mund të dëmtojnë hetimet”, tha ai mes të tjerash.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook