Analisti Fatos Lubonja, duke diskutuar për temën “Nis fushata, PS dhe PD në garë për Trump” në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se Amerika ka rëndësi për shqiptarët, po duhet të kenë autonomi.
“Amerika ka rëndësi për shqiptarët, por duhet të kemi një lloj anomotie nga këto fuqitë e mëdha. Rama e përdorte lidhjen i pari, e ka nisur i pari luftën kur i tha Berishës se nuk kalon përtej Atlantikut.
Amerikaët kanë bërë deklarata kundër Ramës deri tani. Sorosi nuk është qeveri amerikane, është i majtë, ka pasur influencën jo vetëm për reformën në drejtësi.
Tani mirëpres një mbështetje zyrtare tjetër, siç dilte Blinken apo ambasada amerikane për Ramën, deri tani se kemi pasur për Berishën. A arrin LaCivita ta kthejë rrotën, të bindë Rubion? Nuk e shoh deri tani. Sa do të ndikojë për zgjedhjet? Kjo mbetet për t’u parë.
Votat përcaktohen nga shqiptarët, Rama i kontrollon njerëzit, nuk bën dot gjë Amerika. Kjo formula që ka gjetur Rama është interesante, ai luan me dy porta” – tha Lubonja.
()