“Asnjë ministër s’do shpenzojë 10 mijë euro për të larë makinën”, Berisha: “Lubi Balluku” ka bërë tender për këtë, ndan paratë edhe me pronarin e lavazhit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PD në qytetin e Lushnjes, ku kritikoi ashpër veprimet e qeverisë, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku, që u referua si “Lubi Balluku”.

Ai theksoi se është e papranueshme që një ministër të shpenzojë 10 mijë euro për të larë sediljen e makinës së tij.

“Nuk do të mund të mendojë kurrë një ministër që të shpenzojë kaq shumë për pastrimin e makinës së vet,” tha Berisha. Ai rrëfeu se kishte pyetur një milioner se çfarë i bënte makinës, dhe përgjigjja ishte se e lan shoferi në një lavazh të thjeshtë.

“Përkundrazi, Lubi Balluku, që po ju kërkon votën, ka bërë një tender prej 10 mijë eurosh për të pastruar makinën e saj çdo ditë. Ajo duhet të shkojë në një lavazh që nuk është më larg se 2 kilometra,” shtoi Berisha, duke akuzuar Ballukun se është pjesë e një skeme të korrupsionit, ku “paratë ndahen edhe me pronarin e lavazhit”.

“Ne nuk do të lejojmë më këto abuzime dhe hajdutëri,” përfundoi Berisha, duke ftuar qytetarët të mbështesin Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin e nevojshëm.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook