Ushtarakët e GICO (grupi hetimor i krimit të organizuar) të njësisë së Policisë Tatimore të Guardia di Finanza të Brescias, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Brescias, sekuestruan dy makina, 74.390 euro para cash dhe dy ora luksoze.
Vlera totale shkoi mbi 100.000 euro që mund t’i dedikohen trafikut të drogës. Por ky operacion e kishte indicien për diçka tjetër.
Operacioni ndodhi pas sekuestrimit të një kilogram e gjysmë kokainë në makinën e një shqiptari në Paderno. Një kilogram e gjysmë tjetër kokainë u gjet më vonë në shtëpi.
()