Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, sot ishte në Dimal, ku prezantoi kandidatët. Lapaj deklaroi se ka ardhur momenti për të ndërruar sistemin.
“Askush mos të guxojë t’ju thotë se çduhet të bëni, përveç ligjit. Ne e kemi nis këtë rrugë për të ndërruar sistemin. Kjo luftë edhe mes sistemit. Katër janë pikat tona kryesore: Voto e diasporës, listat e hapura, ligji për referendumet dhe depolitizimi i administratës.
Ia dolëm të miratonim ligjin e votës së diasporës, mblodhëm 21 mijë firma. Listat e hapura i bëmë vetë pasi na i bllokuam në parlament. Për ta ndryshuar Shqipërinë duhet ligji për referendumet, shfuqizim kur abuzohet. Administrimi i zgjedhjeve nuk duhet bërë nga partitë.
Djemtë dhe vajzat tona nuk janë marrë me politikë, por kanë përgjegjësi dhe e duan ndryshimin e madh.
Mendoni për fëmijën që ikën me lot në sy në emigracion, mendoni për pronën tuaj që nuk u jepet. Prandaj mos e trajtoni votën pa rëndësi.
Rama pse nuk shkon sy më sy të flasë me njerëzit, por merr vendime pa i pyetur fare. Pse nuk e bën këtë bashkëbisedimin gjatë katër viteve, por vetëm tani në fushatë. Mos e besoni, ndëshkojeni me votë!
Nuk del të thuash një hall tëndin, si për pronën, për shëndetin, për biznesin. Shqipëria duhet ta mbyllë këtë kapitull. Betejë edhe për prindërit tanë pensionistë, për fëmijët tanë në shkollë, për fermerët, betejë kundër atyre që ju tallin.
Imagjinoni që me 12 maj të jenë prapë këta, me siguri të tjerë do të largohen të tjerë nga vendi. U kemi prishur gjumin, por ne nuk luftojmë për veten, për një karrike deputeti, ne luftojmë që më 12 maj duhet të çajmë sistemin, lekët e oligarkëve do jenë tuajat” – tha Lapaj.
()