“Pasaporta europiane?”, Salvador Kaçaj: Ishte PD që liberalizoi vizat për shqiptarët, LaCivita vjen për fushatën jo për lobim

Kandidati për deputet i koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Salvador Kaçaj, duke diskutuar për temën “Nis fushata, PS dhe PD në garë për Trump” në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, u shpreh se Rama gënjen, ndërsa harron që ishte PD që liberalizoi vizat për shqiptarët.

“Kryeministri Edi Rama është gënjeshtar dhe mashtrues. Flet për pasaportën europiane, por harron se me me anë të liberalizimit të vizave ishte PD që çoi shqiptarët në Evropë.

Rama thotë kam mik Kushner, ai ka biznes privat ska pse e përdor në fushatë. LaCivita nuk është lobim për Berishën në Amerikë, është person politik për të mbështetur PD dhe Sali Berishën gjatë fushatës.

Të zgjdhim hallet e popullit nëpërmjet programit, kjo është e rëndësishme më shumë se gjithçka,” – u shpreh Kaçaj.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook