PSG “thyen” Aston Villa 3-1, Luis Enrique: Mund të përmirësohemi, kemi një grup të shkëlqyer

Me titullin në Francë të arkivuar, PSG hedh një hap të sigurt edhe në Champions, me ekipin e Luis Enriques që fitoi 3-1 aktin e parë përballë Aston Villa-s. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë edicion, PSG nuk shihej me stofin e një ekipi favorit, pasi ishte viti i parë pa Mbappe, por ndryshe nga çdo parashikim, “gjelat” po zhvillojnë një futboll shumë më të bukur, për më tepër fitues, këtë e vërtetuan edhe ndaj anglezëve teksa siguruan një fitore me përmbysje.

Aston Villa i trembi fillimisht pasi gjetën golin e parë me Rogers në minutën e 35-të. Festa e anglezëve nuk zgjati shumë pasi katër minuta më vonë, Doue realizoi një super gol duke barazuar shifrat në 1-1.

PSG zbriti “zjarr” në fraksionin e dytë duke gjetur menjëherë golin e avantazhit. Kvara në zonë me një veprim shumë të bukur mposhti portierin Martinez duke kaluar francezët në avantazh. Në shtesë, në minutën e 93-të, ishte Mendes që shënoi edhe golin e tretë duke i dhënë një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Luis Enrique u shfaq i qetë në konferencë për shtyp, pasi në sytë e tij pjesa më e bukur e këtij ekipi nuk ka ardhur ende: “Zhvilluam një lojë argëtuese për tifozët tanë, ne dëshirojmë të arrijmë rezultate të mira me këtë mënyrë loje. Kemi një grup të mirë lojtarësh, të ndërthurur mirë, me djem të rinj të talentuar dhe me lojtarë me eksperiencë. Ne kemi një projekt afatgjatë, mendoj se kjo skuadër mund të përmirësohet akoma më shumë”, u shpreh Luis Enrique.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook