Xhixho: Qeveria mashtroi të verbërit për shpërblimin e fundvitit! Më 11 maj, ata do ndëshkojnë me votë maxhorancën

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e qeverisë ndaj të verbërve për shpërblimin e fundvitit. Ajo ka denoncuar faktin që, pas katër muajsh, asnjë prej 18 mijë personave të verbër nuk ka marrë shpërblimin prej 150 eurosh, që ishte premtuar nga qeveria në zbatim të një vendimi të mëparshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho theksoi se qeveria ka dërguar para te oligarkët dhe i ka ndarë pasuritë e vendit, ndërkohë që nuk ka siguruar mbështetje për ata që kanë nevojë më shumë, si personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ajo theksoi gjithashtu se këta qytetarë janë injoruar gjatë pandemisë dhe krizës së çmimeve dhe janë mashtruar me premtime boshe për bonuse.

Xhixho akuzoi ministren e Shëndetësisë për moszgjidhjen e kërkesave të tyre, të mbështetura në një VKM të nënshkruar nga Edi Rama. Ajo përfundoi postimin duke thënë se më 11 maj, qytetarët do të ndëshkojnë me votë mashtrimet e Edi Ramës dhe se Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të ofrojë mbështetje të vërtetë për personat me aftësi të kufizuara, duke theksuar se kujdesi për më të dobëtit është një çështje drejtësie dhe dinjiteti.

Postimi i Zevëndëspresidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Qeveria ka mashtruar të verbrit për shpërblimin e fundvitit. Ende pas katër muajsh, asnjë prej tyre nuk ka përfituar shpërblimin prej 150 eurosh, i cili duhej t’u ishte akorduar në zbatim të vendimit të qeverisë. Janë të paktën 18 mijë persona që presin shpërblimin e premtuar.
Kjo qeveri që nuk i kursen paratë për oligarkët, të cilëve u ka dhënë në dorë çdo pasuri të vendit dhe i paguan me taksat e shqiptarëve, nuk paska para për të verbrit dhe kujdestarët e tyre?

Personat me aftësi të kufizuara nuk e kanë gëzuar kurrë mbështetjen e qeverisë. Të injoruar gjatë pandemisë dhe të pambështetur asnjëherë gjatë krizës së çmimeve, ata mashtrohen me premtime boshe për bonuse. Ministrja e Shëndetësisë i ka përcjellë dje pa asnjë zgjidhje, edhe pse kërkesa e tyre mbështetet në VKM që mban firmën e Ramës. Më 11 maj, ata do të ndëshkojnë me votë mashtrimet e Edi Ramës! Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë — është drejtësi dhe dinjitet. Me Paketën e Dhembshurisë, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do t’u japë atyre mbështetjen që meritojnë!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook