FOTO/ Me pranga në duar, 40 emigrantët nga Italia zbresin nga Anija “Libra”

Me pranga në duar,  40 emigrantët  e përzgjedhur nga qendra të ndryshme paraburgimit në Itali, sipas një liste të përgatitur nga Departamenti i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme kanë zbritur nga Anija Libra.

Anija e marinës italiane “Libra” u nis nga porti i Brindizit me 40 emigrantë në bord, me destinacion në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri.

Ardhja e tyre vjen si pjesë e zbatimit të dekretit të ri të miratuar nga qeveria italiane në fund të muajit mars, i cili transformon kampin e Gjadrit nga një qendër për përpunimin e kërkesave për azil, në një strukturë për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit.

Fillimisht emigrantët do të akomodohen përkohësisht në qendrën pritëse në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e procedurave për riatdhesimin e tyre.

Qendrat e financuara nga Italia në Shqipëri u krijuan fillimisht për të kryer procedura të përshpejtuara të identifikimit dhe riatdhesimit për emigrantët meshkuj të rritur nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” të shpëtuar në det.

Megjithatë, vendimet e gjykatave deri më tani kanë bllokuar zbatimin e plotë të këtij modeli, duke penguar funksionimin e objekteve.

Kampi i Gjadrit, që aktualisht ka një kapacitet total prej 48 vendesh, por që do të zgjerohet në 144 në muajt në vijim – do të presë emigrantët që janë subjekt i urdhrave të ndalimit të vlefshëm ose të zgjatur për riatdhesim, sipas ligjit italian.

Foto 6
Foto 6
Foto 4
Foto 4
Foto 2
Foto 2
Foto 3
Foto 3


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook