Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama ironi opozitës: Thanë s’ka më hapje kapitujsh?! Të hënën hapim një seri tjetër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit për mbajtjen më 14 prill të konferencës së katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Me një notë ironie ndaj opozitës, Rama shkruan: “Po si thanë? Nuk ka më hapje kapitujsh…”, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme mbi procesin e integrimit. Më tej, ai thekson se Shqipëria po përjeton fazën më intensive të negociatave në historinë e saj drejt anëtarësimit në BE.

Reagimi i Ramës:

Po si thanë? 🦉🐸🐛🦎🦂

S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!

Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen😍

Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom😘

God blles Allbenia🇦🇱🖐️🇪🇺God blles Jurop


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook