Konflikt mes dy të rinjve në Lezhë/ Njëri prej tyre dëmtohet rëndë në kokë dhe përfundon në spital, autori në kërkim

Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rreth rrotullimit të katedrales në qytetin e Lezhës, për të vazhduar më tej konflikti në rrugën e kalasë në lagjen Varosh.

Sipas burimeve një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës.

Autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia ku po ashtu dyshohet të ketë disa dëmtime.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook