Analisti politik Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “Log” në Neës24, të moderuar nga Endri Xhafo, ka deklaruar se në Shqipëri duket sikur votohet për të keqen më të vogël.
“Sot ra një gong, nesër zhurma e kambanës dëgjohet më shumë. Populli është i ndarë në dysh, PS e PD. Sondazhet bijnë poshtë më vonë. Gara e premtimeve sfumohet. Sondazhet në javën e fundit zhbëjnë pritshmëritë e partive të vogla.
Elektorati gri fillon e mendon se kush është e keqja më e madhe dhe ajo më e vogël. Dy partitë e mëdha pretendojnë të jenë e keqja më e vogël.
Sado që të përpiqen këto partitë e reja, nuk munden, vetëm kryetarët e partive janë lançuar. Sot e kësaj e dite nuk njohim asnjë pas liderve. Skifterët e dy partive të mëdha do të përballen me harabelat e partive të vogla në listat e hapura” – u shpreh Alibali.
()