“Sekreti i fitoreve të PS është…”/ Spiropali ironizon opozitën: Për herë të parë bie dakord me ta që thonë nuk e mundin dot Edi Ramën

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, nw fjalwn e saj nw takimin me gratw dhe vajzat socialiste, nuk ka lwnw pa ironizuar dhe kreun e opozitws kur tha se për herë të parë bie dakord me ta, “kur pranojnë se nuk mund ta mundin dot Edi Ramën dhe PS.

“Sa herë Shqipëria hyn në zgjedhje, shtrohet pyetja se si ia bëjnë këta socialistët që fitojnë. Cili është sekreti dhe sot që kemi hyrë në periudhën zgjedhore për fitoren tonë të 10 me PS, besoj se disa përgjigje mund t’i japim.

Kundërshtarët tanë e shohin ndryshe, thonë me gojën plotë se Rama nuk mundet.

Për herë të parë jam dakord me ta, s’e mundin dot Ramën dhe PS. E në çdo studio e ekran e kudo ku diskutohet publikisht, këto pyetje shtrohet dhe përgjigjet janë të ndryshme.

Por duke parë këtë sallë sot, dhe parë anketimet kyu gratë na mbështesin në masë të madhe dhe entuziazmin me të cilën ato i besojnë PS, dhe Ramën, them se sekreti ynë më i madh nuk është sekret, por është publik, është mbështetja që kemi nga gratë dhe vajzat e republikës së Shqipërisë që më mirë se të tjerët e dinë se është PS që iu ka dhënë hapësirë të madhe komunikimi e drejtimi në çdo nivel.”, u shpreh Spiropali.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook