Zyrtare/ Salah mbetet i kuq, rinovon kontratën me Liverpool

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Mohamed Salah rinovon kontratën e tij me Liverpool. Salah kishte disa oferta joshëse nga Arabia Saudite, por “faraoni” zgjodhi të vijojë karrierën e tij me ekipin e kuq. Liverpool bëri me dije se Salah do të jetë i kuq edhe pas sezonit 2024-25, kohë kur i përfundonte kontrata aktuale.

Pavarësisht moshës, Salah po zhvillon një super sezon ku në 45 ndeshje ka realizuar 32 gola, 27 prej të cilave në Premier League. Jo vetëm golat, Salah është shndërruar edhe një një assist-men teksa ka dhuruar 22 topa për gol për ekipin e tij:

“Jam shumë i emocionuar. Tani kemi një skuadër të madhe. Firmosa një kontratë të re pasi jam i bindur se mund të fitojmë trofe të tjerë dhe të shijojmë futbollin tonë”, u shpreh Salah.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook